POLITIKA E PRIVATËSISË

KBH ADILI SHPK f. Debreshe, Gostivar angazhohet të mbrojë privatësinë e të dhënave, përfshirë edhe të dhënat personale të Blerësit nga faqja e internetit të KBH ADILI SHPK f. Debreshe, Gostivar dhe konfirmon se do të veprojë me to në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret e tjera pozitive në fuqi në Republikën e Maqedonisë.

Rregullat themelore për mbledhjen, përdorimin dhe mbrojtjen e të dhënave të të gjithë vizitorëve të faqes së internetit të KBH ADILI SHPK f. Debreshe, Gostivar, www.adili.com.mk
, janë të përshkruara në Politikën e Privatësisë (lidhje te dokumenti), e cila është e publikuar gjithashtu në faqen e KBH ADILI SHPK. Brenda kësaj Politike të Privatësisë përcaktohet se cilat të dhëna mblidhen gjatë vizitës ose blerjes online dhe si përdoren ato.

Gjatë vizitës së faqes së internetit, KBH ADILI SHPK nuk mbledh automatikisht të dhëna personale, përveç rasteve kur Blerësi i fut vullnetarisht, për shembull, nëse për blerjen e disa produkteve ose shërbimeve është e domosdoshme futja e të dhënave personale, në raste pjesëmarrjeje në anketa, aktivitete shtesë marketingu ose kërkesash për informacione nga ana e kompanisë.

Parimet e përcaktuara në Politikën e Privatësisë zbatohen për mbrojtjen e të dhënave të të gjithë vizitorëve të faqes së KBH ADILI SHPK, përfshirë edhe Blerësit e produkteve dhe shërbimeve në këtë faqe. Politika e Privatësisë nuk vlen për vizitorët e faqeve të tjera të internetit të cilave u qaseni përmes faqes së KBH ADILI SHPK.
Nëse ekziston një link që ju çon në faqe të tjera, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave personale që ofrojnë ato faqe ose për kontrolluesit e atyre faqeve. Mbrojtja dhe siguria e të dhënave të përdoruesve të blerjeve online në www.adili.com.mk
janë ndër prioritetet tona kryesore.

Duke hyrë në faqen e internetit, ju konfirmoni se i keni lexuar, kuptuar dhe se pajtoheni me kushtet e Politikës së Privatësisë.

Nëse keni kryer regjistrim ose vizitë në këtë faqe, të gjitha të dhënat personale të futura përmes formularit të regjistrimit do të përdoren vetëm për nevojat e dërgesës së produktit, realizimin e pagesës, si dhe për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga ne, nëse e keni zgjedhur këtë opsion. Të dhënat ruhen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të dhënat që mblidhen dhe ruhen tek ne nuk do të publikohen, shiten apo dorëzohen tek palë të treta, përveç organeve kompetente dhe vetëm në mënyrën e përcaktuar me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KBH ADILI SHPK ruan të drejtën t’i përdorë adresat IP dhe të dhëna të tjera të përdoruesve për zbulimin e identitetit të tyre në rast të zbatimit të ligjit dhe procedurave ligjore. Për arsye të mbrojtjes së sistemit, sa herë që vizitoni faqen tonë, serveri ynë regjistron përkohësisht domenin tuaj dhe adresën IP të kompjuterit, së bashku me disa të dhëna teknike mbi sesionin, pra vizitën.
Gjithashtu, në disa raste ne ruajmë informacion në formë të “Cookies” në kompjuterin tuaj, për të përshtatur vizitën sipas nevojave dhe shprehive tuaja. “Cookies” janë skedarë të vegjël të vendosur në kompjuterin e përdoruesit nga serveri i internetit.

Të gjitha informacionet e ruajtura në “cookies”, KBH ADILI SHPK do t’i përdorë vetëm për nevojat e shërbimit web ose për qëllime statistikore, në mënyrë që privatësia juaj të mos cenohet. Nëse të dhënat personale duhet të ruhen në “cookies”, kjo do të bëhet vetëm me pëlqimin tuaj paraprak.

Politika për mënyrën e përpunimit të të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë

Të dhënat tuaja personale mund t’i përdorim për t’ju dërguar njoftime të marketingut të drejtpërdrejtë për produktet dhe shërbimet tona ose shërbimet e lidhura me ne, përfshirë njoftimet për produktet më të reja dhe për ngjarjet e ardhshme.

Kjo mund të jetë në formë të email-it, postës, SMS-it, telefonatave ose reklamave të synuara online.

Ne e kufizojmë marketingun e drejtpërdrejtë në një nivel të arsyeshëm dhe proporcional dhe ju dërgojmë njoftime që besojmë se do të jenë interesante dhe relevante për ju, bazuar në të dhënat që kemi.

Për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, të dhënat tuaja përpunohen vetëm mbi bazën e pëlqimit tuaj, të cilin keni të drejtë ta jepni gjatë përdorimit të shërbimit.

Ju keni të drejtë në çdo moment të kërkoni që të mos ju dërgojmë më njoftime marketingu dhe të mos i përdorim të dhënat tuaja personale për profilizim për qëllimet e marketingut të drejtpërdrejtë.